Tentimvrasje në Viti, i mituri e ther me thikë një person

  • E.K /
  • 09 August 2021 - 10:59
 Tentimvrasje në Viti, i mituri e ther me thikë një person

Policia në Viti ka arrestuar një të mitur, i cili ka therur me thikë një person, pas një mosmarrëveshjeje

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Viti, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërkaq me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

“Viti, 08.08.2021-22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar, e kishte sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me një mjet të mbrehtë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)