Bentley i Morena Tarakut pjesë e Dosja “Inteligjenca e Zhvatjes”, personi i përfshirë në përgjime ish dashnori i këngëtares dhe pronar i veturës

  • G.G /
  • 09 August 2021 - 12:24
Bentley i Morena Tarakut pjesë e Dosja “Inteligjenca e Zhvatjes”, personi i përfshirë në përgjime ish dashnori i këngëtares dhe pronar i veturës

Rast “Bentley” i Morena Tarakut para pak kohësh ishte një nga skandalet më të përfolura në publik, bashkë me një pjesë të inçizimeve telefonike ku Morena ja kërkonte lokacionin personit që ia kishte dhënë veturën e vjedhur e cila iu konfiskua nga policia e Kosovës.

Por rasti “Bentley” si duket ka lidhje edhe me një tjetër skandal të madh që ndodhi së fundi, përgjimet e publikuara nga disa media në Kosovë ku dëgjohen zyrtarë të lartë shtetëror teksa bisedojnë me një person i cili duket t’i ketë inçizuar.

Nga burimet e saj  Gazeta Online Veriu.info mëson se përgjimet e publikuara së fundi lidhen me veturën e konfiskuar të Morena Tarakut e cila vazhdonte të mbahej e bllokuar, e cila në fakt ishte pronë e Halit Sahitaj, që kërkonte t’ia lironin përndryshe shantazonte që ka shumë fakte në dorë për Lumezin dhe të tjerët.

Ky i fundit dyshohet të jetë personi i cili flet në përgjimet e fundit dhe kërkon nga prokurorja e krimeve të rënda që Lumezi t’ia lëshoj veturën e tij, të cilën ja kishte dhënë në atë kohë të dashurës së tij Morena Tarakut.

Kujtojmë që pikërisht këtë veturë për të cilin plasi ky megaskandal i bisedave mes zyrtarëve të lartë, Morena Taraku tentoi ta përvetësoi si të re për t’i ikur doganës.

(Kosova Sot Online)