Albin Kurti bën thirrje për vaksinim

  • E.K /
  • 10 August 2021 - 12:21
Albin Kurti bën thirrje për vaksinim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Ai sot në rrjetin social Facebook ka publikuar një foto përmes të cilës ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen.

“Vaksinohu! Bashkëiadalim”, shkruhet në foton që ka publikuar ai, e ku paraqitet një person duke u vaksinuar.

Kujtojmë që Kosova së fundmi po regjistron një numër më të lartë të rasteve të reja të infektuara me koronavirus, krahasuar me muajt e fundit, kur gjendja me pandeminë ishte më e qetë.

Me rritjen e rasteve të infektuara me koronavirus, është rritur edhe numri i rasteve të hospitalizuara.

137 pacientë kanë qenë të shtrirë dje në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme në vend.

Me përhapjen e variantit Delta të COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik u kanë bërë thirrje qytetarëve që sa më shpejtë të vaksinohen kundër këtij virusi në mënyrë që të mbrojnë veten dhe të tjerët.

Ndërsa, deri tani në vend numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 512 mijë e 314.

173 mijë e 214 persona janë vaksinuar me dy doza të vaksinës.

(Kosova Sot Online)