U vendosën në një qeli, i burgosuri rrah për vdekje burrin që ia dhunoi motrën e mitur

  • G.G /
  • 10 August 2021 - 13:39
U vendosën në një qeli, i burgosuri rrah për vdekje burrin që ia dhunoi motrën e mitur

Një i burgosur në Uashington është dënuar me gati 25 vite burgim, pasi papritmas u vendos në të njëjtën qeli me burrin që ia kishte dhunuar motrën e vogël dhe e rrahu atë për vdekje.

Përderisa fliste me shokun e ri të burgut në qershor të vitit 2020, Shane Goldsby, 26 vjeç, u ndie i sigurt që Robert Munger, 70 vjeç, ishte burri që në mënyrë të përsëritur motrën e tij të mitur, shkruan Independent.

Në një intervistë të vitit të kaluar, Goldsby tha se kishte kërkuar që të vendosej në një qeli të re, por nuk u transferua kurrë. I burgosuri tha se Munger më pas përshkroi në hollësi se si e kishte dhunuar motrën e tij.

Munger ishte dënuar me 43 vite burgim për keqtrajtim të fëmijës dhe posedim të pornografisë me fëmijë.

“Ai vazhdonte të më jepte hollësi për atë që kishte ndodhur dhe për atë që kishte bërë. Për fotografitë dhe videot ku ai ishte duke bërë gjëra dhe kjo po grumbullohej”, tha ai.

Takimi i tyre i rastësishëm ndodhi në një qendër korrektuese në lindje të shtetit të Uashingtonit. Disa orë më vonë, ai e rrëzoi në dysheme shokun e qelisë dhe filloi ta godiste në kokë vazhdimisht, thuhet në hetim. Munger vdiq në spital disa ditë më vonë.

(Kosova Sot Online)