Shuhet zjarri gjatë natës mbi tunelin e Kalimashit, problematike vatra në Lakun e Thive

  • A.P /
  • 10 August 2021 - 15:32
Shuhet zjarri gjatë natës mbi tunelin e Kalimashit, problematike vatra në Lakun e Thive

Vihet nën kotroll zjarri mbi tunelin e Kalimashit falë punës së pandërprerë të zjarrfikësve nga Kukësi dhe të homologëve të tyre dhe forcave ushtarake të ardhura në ndihmë nga Kosova gjatë natës.

Pas përhapjes me përmasa të frikshme të zjarrit mbi tunelin e Kalimashit në Kukës, mëngjesin e  sotëm vatra janë fikur. Zjarri në faqen e malit mbi tunel është shuar pasi është punuar gjatë gjithë natës, ndërsa situata po mbahet nën monitorim nga forcat zjarrfikëse.

 

Kritike është situata në Lakun e Thive, ku vatra e zjarrit është e përhapur, ndërsa në të prej orës 06:00 të mëngjesit po punohet nga toka dhe nga ajri për të bërë të mundur neutralizimin e tyre. Në Lakun e Thive kanë shkuara edhe forcat e ardhura në ndihmë nga Kosova.

Tashmë zjarri ne faqen e malit mbi tunel është shuar, rreziku për tunelin është larguar, por situata vazhdon të monitorohet nga forcat zjarrfikëse të bashkisë së Kukësit dhe punonjësve të tunelit.

Aktualisht ka nisur operacioni per shuarjen e zjarreve te Laku i Thive, ku krahas nga toka po punohet edhe nga ajri me helikopter.

Në ndihmë të sharjes së zjarreve te Laku i Thive janë forcat e FSK dhe zjarrfikësit nga Kosova.

(Kosova Sot Online)