Banorët digjnin mbeturinat, zjarri del nga kontrolli

  • A.P /
  • 11 August 2021 - 20:25
Banorët digjnin mbeturinat, zjarri del nga kontrolli

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në fshatin Veterrik në Berat. Zjarri është shfaqur në shkurret buzë tokave bujqësore dhe është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar përhapjen e flakëve në tokat bujqësore dhe vreshtat me rrush.

Në zonë kanë shkuar forca të shumta zjarrfikësish, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit.

Burime të zjarrfikësve në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe është vënë prej disa nga banorët e zonës.

Ata kanë djegur mbeturinat dhe zjarri u ka dalë nga kontrolli duke u përhapur me shpejtësi. Si pasojë e zjarrit të rënë janë djegur rreth 2 dynym me shkurre e ferra.

(Kosova Sot Online)