Ministri asgjëson drogën me shtypës, i rrëshqet pak

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 11:07
 Ministri asgjëson drogën me shtypës, i rrëshqet pak

Një rajon indian, që për një kohë të gjatë ka shërbyer si vend transit për drogë nga Birmania, ka nisur një fushatë masive për shtypjen e kësaj tregtie të paligjshme, duke konfiskuar sasi rekorde dhe duke arrestuar gati 2.000 persona nga maji.

Rajoni Assam është çmuar për shtypjen e tregtisë së drogës nga politikanë të pushtetit dhe opozitës, por është kritikuar për dyshimet rreth abuzimit të të drejtave të njeriut, përfshirë qëllimin e trafikuesve të dyshuar me armë zjarri.

Policia thotë se trafikuesit e drogës në Assam i grumbullojnë drogat si heroina dhe metamfetamina. Sipas vlerësimit të autoriteteve, një e pesta e sasisë shitet në zonë, ndërsa pjesa tjetër në qytetet më të pasura, shkruan Reuters.

Rajoni Assam këtë vit tashmë ka konfiskuar më shumë drogë dhe ka bërë më shumë arrestime sesa në secilin vit të plotë në të kaluarën.

Ministri Kryesor në Assam, Himanta Biswa Sarma, muajin e kaluar u fotografua duke shkatërruar drogë të konfiskuar me makinë shtypëse, e cila përdoret zakonisht në shtrimin e rrugëve.

(Kosova Sot Online)