Federata Sindikale e Shëndetësisë kërkon takim urgjent me Kurtin pas rritjes së rasteve me COVID-19

  • G.G /
  • 12 August 2021 - 13:19
Federata Sindikale e Shëndetësisë kërkon takim urgjent me Kurtin pas rritjes së rasteve me COVID-19

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti.

Nga kjo Federatë kanë thënë se pas rritjes së numrit të rasteve të infektuara me COVID-19, e rritjes së numrit të pacientëve të hospitalizuar e po ashtu gjendjes në institucionet shëndetësore, kanë kërkuar takim me kryeministrin Kurtin.

Nga FSSHK kanë thënë se në takim do të diskutohet në lidhje me pagesën e shtesave bazë për punëtorët shëndetësorë.

“Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19,shtimit të numrit të spitalizuarve dhe gjendjes së përgjithshme të institucioneve shëndetësore,Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar takim urgjent me Kryeministrin e Republikës së Kosovës Zt. Albin Kurti në të cilin takim do të diskutohet në lidhje me pagesën e shtesave në pagë bazuar në Ligjin nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës”, është thënë në një njoftim për media.

(Kosova Sot Online)