Sulm me armë zjarri në Angli, raportohet për 5 viktima

  • E.K /
  • 13 August 2021 - 08:26
 Sulm me armë zjarri në Angli, raportohet për 5 viktima

Të paktën 5 persona mendohet se kanë vdekur mbrëmjen e djeshme në Plajmuth të Anglisë, pas një sulmi me armë zjarri.

Forca të shumta policore, madje edhe helikopterë, kanë mbërritur në skenën e krimit, ndërkohë që banorëve të zonës u është kërkuar nga autoritetet që të mos dalin nga banesat e tyre.

I dyshuari i sulmit me armë zjarri ka vrarë veten. Deri më tani, përjashtohet që ky të ketë qenë një sulm terrorist.

Deputetët e zonës e kanë quajtur “ditë të zezë” për komunitetin e tyre ditën e sotme dhe i kanë kërkuar banorëve që në respekt të viktimave, të mos postojnë foto apo video të viktimave.

(Kosova Sot Online)