Nipi ia keqpërdor kartelën e bankës, prishtinasi e lajmëron në polici

  • E.K /
  • 14 gusht 2021 - 09:41
 Nipi ia keqpërdor kartelën e bankës, prishtinasi e lajmëron në polici

Një person ka raportuar në polici se nipi i tij ia ka keqpërdorur kartelën bankare.

Rasti ka ndodhur në fshatin Shkabaj të Prishtinës, gjatë periudhës prill-qershor, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Ankuesi ka deklaruar se nipi i tij, përmes llogarisë bankare ia ka keqpërdorur kartelën, me ç’rast i ka shfrytëzuar një shumë të konsiderueshme aprash.

“Fsh. Shkabaj, Prishtinë Prill-Qershor 2021(NN) Viktima mashkull kosovar, ka njoftuar se nipi i tij i dyshuari mashkull kosovar përmes llogarisë bankare dhe duke keqpërdorur kartelën e tij i ka shfrytëzuar një shumë të konsiderueshme parash”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)