Deri në 7 orë e gjysmë pritjet në Merdare

  • g./g /
  • 14 August 2021 - 10:48
Deri në 7 orë e gjysmë pritjet në Merdare

Edhe këtë të shtunë pika kufitare Merdare ka fluks të madh të udhëtarëve.

Sipas Qendrës për Menaxhimin Kufitar, kolonat në dalje nga Kosova shkojnë deri në 3.5 kilometra dhe qytetarët po përballen me pritje deri në 7 orë e gjysmë. Në hyrje në po këtë pikë, ka pritje vetëm 15 minuta.

Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Mutivodë, pritjet në dalje janë deri në dy orë.

Ndërsa në Jarinjë dhe Muçibabë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri një orë.

Pritje 25-35 minuta ka në Vermicë. Ndërsa, pikat tjera kufitare nuk ka ngarkesë, pritjet mund të zgjasin vetëm 10 -15 minuta.

(Kosova Sot Online)