Haziri: Me 18 mandatet e LDK’së mund të zgjedhet Presidenti

  • A.P /
  • 19 June 2026 - 07:44
Haziri: Me 18 mandatet e LDK’së mund të zgjedhet Presidenti

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha për Vjosa Osmanin se “emri i saj nuk është problem për arritjen e një marrëveshje për t’i dhënë vendit stabilitet”.

“Ju siguroj edhe sot që vetë ajo ka konfirmu që nuk është asnjëherë emri i saj problem për arritjen e një marrëveshje për t’i dhënë vendit stabilitet dhe normalitet”, tha Haziri.

I pyetur nëse Osmani tërhiqet për t’u arritur një marrëveshje, ai tha:

“Natyrisht që ne në bisedime hyjmë me emra konkret për çdo pozicion, nuk ka nevojë me u tërheq edhe pa u ftuar…”.

(Kosova Sot Online)