Kultivonte bimë narkotike, policia e arreston

  • E.K /
  • 14 August 2021 - 15:45
Kultivonte bimë narkotike, policia e arreston

Është arrestuar i dyshuari pasi që gjatë bastisjes së shtëpisë se tij dhe objekteve përcjellëse rreth orës 19.00 në Gllogoc me 13 gusht, në oborrin e tij në kopsht (sere) është gjetur dhe konfiskuar një bimë e dyshuar narkotike dhe në dhomën e tij 0.8 gr substancë e dyshuar narkotike. 

Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për veprën kultivim i bimëve narkotike.

(Kosova Sot Online)