Burrë e grua rrihen në Drenas, ndërhyn policia

  • E.K /
  • 16 August 2021 - 10:23
 Burrë e grua rrihen në Drenas, ndërhyn policia

Një çift, burrë e grua, janë rrahur mes vete dje në Drenas.

Për rastin është njoftuar policia, me ç’rast të dyshuarit janë intervistuar.

Rrahja ka ardhë si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Gllogoc, 15.08.2021 – 12:00. Janë arrestuar dy të dyshuar,  çift bashkëshortor një mashkull dhe një femër kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)