Policia ndërhyn në një dasmë në Suharekë, dasmorët gjuajtën me armë

  • E.K /
  • 16 August 2021 - 11:13
 Policia ndërhyn në një dasmë në Suharekë, dasmorët gjuajtën me armë

Në fshatin Bllacë të Komunës së Suharekës, gjatë ahengut familjarë (dasmës), policia në Suharekë pranoi një informacion se ka të shtëna nga arma e zjarrit.

Sipas drejtorisë së policisë rajonale në Prizren, zyrtarët policorë intervenuan menjëherë dhe dolën në vendin e ngjarjes duke identifikuar edhe personin e dyshimtë i cili kishte shtënë me armë zjarri. I njëjti pranoi dhe në vendin e ngjarjes e dorëzoj një pistoletë të tipit Zoraki Mod 914 B, kalibër 8 mm, një karikator dhe një gëzhojë të shkrepur nga e njëjta armë.

Në lidhje më këtë rast policia e informoj prokurorin e shtetit dhe filloi një kontroll. Gjatë realizimit të kontrollit, një person tjetër i dyshimtë u gjet në posedim të armës AK47, kalibër 7.62 mm.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armët e gjetura, ndërsa të dyshimtit N.G i lindur në vitin 1969 dhe H.G i lindur në vitin 1977, u ndaluan në mbajte në afat prej 48 orë.

Rasti është duke u hetuar.

“Përkundër thirrjeve dhe projektit “Festo me zëmër dhe jo me armë”, persona të dyshimtë përdorin armë zjarri duke rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në ahengje familjare dhe qytetarët për rreth, aty ku banojnë. Policia do të reagojë fuqishëm në të gjitha rastet e paraqitura”, thuhet nga policia.

(Kosova Sot Online)