“A është Kosova në radhë”, serbët presin largimin e amerikanëve si në Vietnam dhe Afganistan

  • A.P /
  • 16 August 2021 - 16:37
“A është Kosova në radhë”, serbët presin largimin e amerikanëve si në Vietnam dhe Afganistan

Në ditën kur talibanët pushtuan Kabulin, duke bërë që nga atje të tërhiqen trupat amerikanë dhe bashkëpunëtorët e tyre afganë, një serb që në biografinë e tij shkruan se është regjisor e skenarist ka bërë një postim përmes së cilit tenton të nis fushatë për largimin e trupave amerikanë nga Kosova.

Me një fotografi të postuar ku duket helikopteri që po evakuon afganët dhe një helikopter tjetër nga momenti i largimit të amerikanëve nga Vietnami kohë më parë, serbi i quajtur Boris Malagurski, shkruan “A është Kosova vendi i radhës”.

Ky postim ka nxitur shumë komente në Twitter dhe nuk është mirëpritur nga përdoruesit shqiptar të këtij rrjeti social.

Talibanët janë kudo, në pikat e kontrollit që dikur ishin barrikada zyrtare të policisë ose ushtrisë. Talibanët i kanë marrë të gjitha  automjetet e policisë dhe ushtrisë  dhe po i përdorin.

Njerëzit po përjetojnë frikë dhe panik.


(Kosova Sot Online)