Afganët të frikësuar ikin nga vendi, talebanët argëtohen në lodrat për fëmijë

  • A.P /
  • 17 August 2021 - 09:24
Afganët të frikësuar ikin nga vendi, talebanët argëtohen në lodrat për fëmijë

Ndërkohë që mijëra afganë janë të frikësuar për jetën e tyre nga talebanët dhe përpiqen të largohen nga vendi, disa luftëtarë të lëvizjes politiko-fetare janë filmuar duke u argëtuar në një park lodrash për fëmijë.

Një video postuar në Twitter nga reporteri i Reuters Hamid Salizi, i cili jeton në Kabul, tregon një grup talebanësh duke u argëtuar në një park dëfrimi në qytet, duke luajtur me makinat dhe madje duke u ngjitur mbi kuajt e karuselit.

Në videot e çuditshme, talebanët e moshave të ndryshme shfaqen duke qeshur dhe duke drejtuar makina në pistë me makinat, disa madje mbajnë armët e tyre. Edhe më të çuditshme janë skenat që i shfaqin në “karuselin” e parkut, duke hipur mbi ponit që janë për fëmijë të vegjël.

Një video tjetër që qarkullon në internet thuhet se është marrë në palestrën e pallatit presidencial të Kabulit, pasi u pushtua nga talebanët. Në klip, luftëtarët e rinj duket se provojnë instrumente dhe pesha, duke qeshur dhe duke bërë fotografi.

(Kosova Sot Online)