MPJD deklarohet për gjendjen e kosovarëve në Afganistan

  • E.K /
  • 17 August 2021 - 17:00
 MPJD deklarohet për gjendjen e kosovarëve në Afganistan

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se është angazhuar për të identifikuar dhe kthyer në Kosovë, kosovarët që ndodhen në Afganistan.

MPJD-ja ka bërë të ditur se deri më sot, dy shtetas të Kosovës janë evakuuar nga Afganistani, derisa me dy të tjerë po vazhdon kontakti për t’iu ofruar ndihmë për largimin nga Afganistani.

“Deri në pasditen e së martës, MPJD-ja njofton se dy shtetas të Kosovës janë evakuuar nga Afganistani përderisa me dy të tjerë po vazhdon kontakti i drejtpërdrejt në mënyrë që tu ofrohet ndihmë deri në largimin e tyre”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

MPJD-ja ka bërë të ditur se shtetasit e Kosovës që janë në Afganistan, mund të lajmërohen në numrin e telefonit që është vënë në dispozicion.

“MPJD-ja vazhdon tu bëjë thirrje të gjithë shtetasve tanë në Afganistan që të lajmërohen në linjën emergjente me numër +383 45 492 316, për të marrë sa më parë udhëzimet dhe ndihmën e duhur”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

(Kosova Sot Online)