Parashikimi i motit për sot

  • E.K /
  • 19 August 2021 - 07:35
 Parashikimi i motit për sot

Sot mot më i mirë dhe i qëndrueshëm, kryesisht me diell.  Në fillim të javës së ardhshme më nxehtë.

Sipas Prishtina Weather pas rënies së temperaturave ditën e djeshme dhe reshjeve të shiut, në ditët e ardhshme parashihet të mbajë mot më i qëndrueshëm, i mirë dhe kryesisht me diell. 

Ditën e shtunë me mundësi për reshje shiu përreth viseve malore, kryesisht në jug e lindje të vendit.

Në fillim të javës së ardhshme më nxehtë e kryesisht me diell.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, mund të kaloj edhe në vlera mesatare.

Në ditët me kthjellime dhe me diell indeksi i rrezeve UV do jetë në vlera shumë të larta, prandaj rekomandohet që t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell orëve të mesditës nga ora 10 deri 16.

19.08 – Mot i mirë, me kthjellime dhe diell.

20.08 – Kryesisht me diell.

21.08 – Vranësira dhe intervale me diell. Pasdite përreth viseve malore me mundësi për shi, kryesisht në jug.

22.08 – Kryesisht me diell.

23.08 – Më nxehtë, e kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 13C deri 16C, e maksimalet gradualisht rriten deri në 30C dhe mbesin përreth këtyre vlerave edhe në fundjavë, e ditën e hënë shënojnë rritje deri në 32C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu e verilindja e lehtë dhe mesatare 2-10m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rritjes në fundjavë.

(Kosova Sot Online)