Pas audio-incizimeve, të fillon pastrimi dhe shërimi emergjent i tërë sistemit të inkriminuar

Pas audio-incizimeve, të fillon pastrimi dhe shërimi emergjent i tërë sistemit të inkriminuar
Pas audio-incizimeve, të fillon pastrimi dhe shërimi emergjent i tërë sistemit të inkriminuar

Muhamet Kelmendi

  • 18 August 2021 - 07:40

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Sistemi juridik donë shërim në Kosovë, sistemi drejtësisë, ai i ndarjes së të drejtës, sikundër edhe vetë organet e luftimit të krimit, kanë nevoje imediate për futjen në një thjerrëz të madhe të spastrimit dhe të profesionalizimit të tërë këtij sistemi. Nuk ka fare dyshim se VETTING-u është i domosdoshëm në tërë strukturën e tillë. Ai duhet të filloj nga KPK-ja dhe KGJK-ja dhe të shtrihet nëpër prokurori dhe në gjykata në të gjitha nivelet.

Po, po kështu duhet vepruar edhe me organet kompetente ligjzbatuese të luftimit të krimit, duke mos e përjashtuar as policinë dhe as organet e mekanizmat tjera ligjzbatuese.

- Audio incizimet/pergjimet me të cilat u kapen njerëzit në organet e ndryshme tregon se sistemi është në gjendje jo të mirë. A do të ketë arrestime dhe si do të shkojnë procedurat gjyqësore është vështirë të parashikohen. Natyrisht se eshte ne te drejten dhe detyrimin e prokurorise se shtetit, e cila është kompetente për të hapur procedurën dhe për të mbledhur prova konkrete permes te gjithe mekazmave ligjzbatues. Gjykatat japin vendim gjyqësor. Kjo është procedurë. Ajo se a do të arrestohen dhe dënohen është një çështje që varet shumë nga gjykata dhe prokuroria.

E përbashkëta është se rastet e tilla nuk kanë gjetur bazë juridike të dënimit. Ato kanë qenë dënime me kushte ose me gjobë. Në këtë mënyrë ka vazhduar kjo "luftë" me ploit hipokrizi kundër korrupcionit dhe krimit te organizuar në nivele të ndryshme. Dhe, mu kjo ka ndikuar që ky veprim antiligjore të zhvillohet dhe të zgjerohet në shoqëri . Nuk kanë rëndësi këtu individët e ndryshëm. Driton dhe dritona te tille ka mjaftë në sistem. Është megjithatë mirë që ka ndodhur tërheqja e Driton Muharremit, por dritonat tjerë nuk tërhiqen. Ndaj tyre duhet të veproj Ligji mbi VETTING sepse ky është mjeti i vetëm shërues. Nuk shërohet asgjë me raste individuale të përgjegjësisë dhe me individ që tërhiqen nga sistemit. Sistemi donë shërim të plotë/ nga koka te kembet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".