A e dini se pse taksitë kanë ngjyrë të verdhë?

  • E.K /
  • 19 August 2021 - 14:22
A e dini se pse taksitë kanë ngjyrë të verdhë?

Saherë që keni thirrur taxin për të ju ndihmuar të shkoni më shpejt juve mbase edhe nuk iu ka interesuar të merreni me detajet e veturës, por sigurisht ngjyra e verdhë e saj iu ka rënë në sy.

Ngjyra veturave “Taxi” u vendos të jetë e verdhë para 102 vitesh. Por a e dini pse pikërisht kjo ngjyrë e jo ndonjë tjetër?!

Si çdo gjë tjetër edhe kjo ngjyrë është vendosur për një qëllim të caktuar, më 1915, John Hertz, e kishte një kompani të makinave me qira, i cili më vonë vendosi ta hap një kompani taksi në Çikago, kështu ai vendosi që ngjyra e veturave të jetë e verdhë.

Kjo pasi që kishte lexuar një studim nga Universiteti i Çikagos, në të cilin thuhet se ngjyra e verdhë është ngjyrë e cila vërehet lehtë edhe nga distanca.

Gjithashtu, si një arsye tjetër është se veturat me ngjyra të tjera qoftë të bardhë apo të kuqe janë të pranishme edhe si vetura personale për dallim nga veturat me ngjyrë të verdhë të cilat janë më të rralla.

(Kosova Sot Online)