Lexoni edhe:
Vdes nga Covid-19 mjekja nga Prishtina
Sot mbushen katër vjet që kur u nda nga jeta ish-kryeministri i parë i Kosovës në kohën e pasluftës, Bajram Rexhepi.
Në prill të 2017-së, ish-kryeministri u shtrua në QKUK për shkak të një sulmi shëndetësor në organet vitale, ndërsa më pas është dërguar në Turqi për shërim jashtë vendit.
Vdes nga Covid-19 mjekja nga Prishtina Lexoni edhe:
Pas një beteje prej pesë muajsh me sëmundjen, Rexhepi ndërroi jetë më 21 gusht 2017 duke lënë pas vetes bashkëshorten dhe vajzën.
Bajram Rexhepi u lind në Mitrovicë më 3 qershor 1954. Studimet pas-universitare i kreu në Zagreb në vitin 1985. Punoi si kirurg i përgjithshëm dhe specialist endoskopik në spitalin rajonal të Mitrovicës deri në vitin 1990.
Rexhepi e kaloi shumicën e karrierës së tij si kirurg dhe fitoi famën si kirurgu më i mirë në rajonin e Mitrovicës.
Gjatë luftës së Kosovës më 1999, Rexhepi u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kaloi tre muaj duke shërbyer si mjek në terren. Ai shërbeu si kryetar i Mitrovicës jugore, duke punuar me paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s për të zvogëluar trazirat civile.
Ndërsa serbët dhe shqiptarët kishin prishur të gjithë dialogun, Rexhepi ofroi të heqë dorë nga pozita e tij në favor të një administratori të OKB-së, por serbët e refuzuan këtë propozim. Njëherësh ishte edhe kreu i degës së Partisë Demokratike të Kosovës për qytetin e Mitrovicës.
Më 4 mars të vitit 2002, pas tre muaj bisedimesh dhe me ndërmjetësimin e shefit të atëhershëm të UNMIK-ut Michael Steiner, Kuvendi i Kosovës zgjodhi Bajram Rexhepin si kryeministrin e parë të Kosovës së pasluftës.
Më 1 prill 2010, Rexhepi u emërua ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës. Viteve të fundit ishte tërhequr krejtësisht nga politika duke iu përkushtuar profesionit të tij prej kirurgu.
(Kosova Sot Online)