Vdes nga Covid-19 mjekja nga Prishtina

  • E.K /
  • 21 August 2021 - 09:34
 Vdes nga Covid-19 mjekja nga Prishtina

Një mjeke nga Prishtina ka humbur betejën me Covid-19.

Bëhet fjalë për doktoreshën e Qendrës Mjekësore Familjare “Mati 1”, Sevdije Korça, ndërsa lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga QKMF-ja.

Njoftimi i plotë:

Edhe nje humbe beteje me Covid 19.

Sot me 21.08.2021 me dhimbe morrëm lajmin per vdekjen e Dr. Sevdije Korça. Vdekja e saj është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe gjithë shoqerinë.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të gjithë kolegëve e ne veqanti stafit të QMF Mati 1, të cilët ndajtën një pjesë të jetës dhe punës bashkë

(Kosova Sot Online)