20-vjeçaren e çojnë dhe e lënë të vdekur në spitalin e Ferizajt, Policia nuk i gjen shoqëruesit

  • A.P /
  • 22 August 2021 - 17:22
20-vjeçaren e çojnë dhe e lënë të vdekur në spitalin e Ferizajt, Policia nuk i gjen shoqëruesit

Një vajzë rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente në Ferizaj.

Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët në spital.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se viktima është dërguar në spital nga disa persona të cilët pastaj janë larguar.

“Rreth orës 15:08 e kemi pranuar informatën se një vajzë rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet”.

“Viktimën e kanë sjell disa persona. Nuk dihet numri i saktë. Policia po i zhvillon hetimet për të zbardhur rastin. Nuk dihet nëse viktima ka pasur shenja jete derisa ka arritur në spital. Por, vdekjen e kanë konstatuar mjekët në Qendren Emergjente”.

Veseli ka bërë të ditur se rasti po vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)