Papa Françesku do të dorëhiqet

  • A.P /
  • 23 August 2021 - 21:50
Papa Françesku do të dorëhiqet

Thashethemet për një dorëheqje të mundshme të Papës kanë qarkulluar orët e fundit në mediat italiane.

Gazeta Libero Quotidiano ka botuar një artikull, sipas të cilit, Papa po shqyrton dorëheqjen e tij si për shkak të moshës, ai do të mbushë 85 vjeç më 17 dhjetor ashtu edhe për problemet e tij të fundit shëndetësore.

Arsyeja e publikimit është operacioni që Papa iu nënshtrua në zorrën e trashë në fillim të korrikut. Vihet re se Benedikti XVI , ish-Papa, dha dorëheqjen në moshën 85 -vjeçare.

Deri më tani nuk ka asnjë koment zyrtar nga Selia e Shenjtë.

(Kosova Sot Online)