Rrëmbehet një person në Drenas, e dërguan në pyll dhe e rrahën

  • E.K /
  • 24 August 2021 - 10:19
 Rrëmbehet një person në Drenas, e dërguan në pyll dhe e rrahën

Policia njofton për rrëmbimin e një personi mashkull, i cili derisa po punonte në lokalin e tij ishte marrë me dhunë nga tre të panjohur.

Viktima ishte futur në veturë për t’u dërguar në pyll.

I njëjti ka deklaruar se është sulmuar fizikisht dhe më pas ka arritur të largohet.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

RRËMBIM /Gllogoc 23.08.2021–19:30. Viktima mashkull kosovar raporton se derisa ishte duke punuar në lokalin e tij, tre të dyshuar të panjohur për viktimën e kishim mare me dhunë me veturë dhe e kishin dërguar në pyll dhe e kishin sulmuar duke i shkaktuar lëndime, dhe më pas viktima ka arrit të largohet prej personave të dyshuar. Të njëjtit ju është ofruar tretman mjekësor, është njoftuar prokurori,  rasti është duke u hetuar .

(Kosova Sot Online)