Sistemi juridik në Kosovë do shërim urgjent, duhet të futet nën thjerrzën e ligjit VETTING

Sistemi juridik në Kosovë do shërim urgjent, duhet të futet nën thjerrzën e ligjit VETTING
Sistemi juridik në Kosovë do shërim urgjent, duhet të futet nën thjerrzën e ligjit VETTING

Muhamet Kelmendi

  • 24 August 2021 - 08:26

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Sistemi drejtësisë në Kosove, ai ndarjes së të drejtës, sikundër edhe vetë organet e luftimit të krimit, kanë nevojë imediate për futjen në një thjerrëz të madhe të spastrimit dhe të profesionalizimit të tërë këtij sistemi. Nuk ka fare dyshim se VETTING-u është i domosdoshëm në tërë strukturën e tillë. Ai duhet të fillon nga KPK dhe KGJK, dhe të shtrihet nëpër prokurori dhe në gjykata në të gjitha nivelet.

Me zbatimin e ligjit VETING duhet vepruar në spektër shumë tëgjerë, edhe me organet kompetente të luftimit të krimit, duke mos e përjashtuar as policinë dhe organet tjera. Audio incizimet me të cilat u kapen njerëzit në organet e ndryshme tregon se sistemi është në gjendje jo të mirë. Tash, a do të ketë arrestime dhe si do të shkojnë procedurat gjyqësore është vështirë të parashikohen. Natyrisht se Prokuroria është kompetente për të hapur procedurën dhe për të mbledhur prova konkrete. Gjykatat japin vendim gjyqësor. Kjo është procedura. Ajo se a do të arrestohen dhe dënohen është njëçështje që varet shumë nga gjykata dhe prokuroria. E përbashkëta është se rastet e tilla nuk kanë gjetur bazë juridike të dënimit. Ato kanë qenë dënime me kushte ose me gjobë.

Në këtë mënyrë ka vazhduar kjo "luftë" kundër korrupsionit dhe krimit në nivele të ndryshme. Dhe, mu kjo ka ndikuar që ky veprim antiligjore të zhvillohet dhe tëzgjerohet në shoqëri. Nuk kanë rëndësi këtu individët e ndryshëm. Driton dhe dritona ka mjafte në sistem.Është mirë që ka ndodhur tërheqja e Dritonit. Por, dritonat tjerë nuk tërhiqen. Ndaj tyre duhet të veproj Ligji mbi VETTING sepse vetëm ky është mjeti shërues. Nuk shërohet asgjë me raste individuale të përgjegjësisë dhe me individ që tërhiqen nga sistemi. Sistemi donë shërim të tërësishëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".