Disa protestues i gjuajnë me ngjyrë policët në Ferizaj

  • E.K /
  • 24 August 2021 - 12:30
 Disa protestues i gjuajnë me ngjyrë policët në Ferizaj

Disa qytetarë e aktivistë janë mbledhur sot para stacionit policor në Ferizaj për të protestuar ndaj neglizhencës së institucioneve karshi rasteve të dhunës dhe vrasjeve ndaj grave.

Gjatë protestës, disa nga pjesëmarrësit u hodhën ngjyrë të kuqe policëve që po përkujdeseshin për sigurinë në hyrjen e oborrit të stacionit policor.

Pas Policisë, protestuesit janë nisur drejt objektit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Protesta erdhi pas vrasjes makabre të një 18-vjeçareje në Ferizaj. Ajo u dërgua dhe u la e vdekur në emergjencën e Ferizajt të dielën. Atje e çuan dy persona, njëri prej të cilëve, me të cilin ajo ishte e martuar, gjendet ende në arrati.

(Kosova Sot Online)