Afganët nuk lejohen më t’i afrohen aeroportit të Kabulit

  • A.P /
  • 24 August 2021 - 19:18
Afganët nuk lejohen më t’i afrohen aeroportit të Kabulit

Zëdhënësi i talebanëve deklaron se talebanët nuk do të lejojnë më shtetas afganë të shkojnë në aeroportin e Kabulit për shkak të situatës kaotike atje.

Në një konferencë për median ai tha se turma në aeroport duhet të kthehet dhe të shkojnë në shtëpi dhe siguria e tyre do të garantohet.

Por ai tha se SHBA’ja kishte vazhduar t’i ftonte njerëzit në aeroport për të hipur në aeroplanë.

“Ne i kërkojmë amerikanëve” tha ai “të mos inkurajojnë afganët të largohen. Ne na duhet talenti i tyre”

Ai shtoi se mediat afgane tani po punonin përsëri, siç ishin spitalet, shkollat, universiteti dhe qeveria lokale.


(Kosova Sot Online)