Mërgimtari bën me gisht nga gruaja kur pyetet për ngarkimin e veturës me speca e bostane

  • A.P /
  • 24 August 2021 - 21:26
Mërgimtari bën me gisht nga gruaja kur pyetet për ngarkimin e veturës me speca e bostane

Pritjet e gjata në kufi nuk ndalojnë që mërgimtarët të vizitojnë vendin e tyre.

Veturat për në perëndim u ngarkuan me perime edhe këtë vit.

Një çift i intervistuar thotë se ka marrë diçka nga Kosova, por ka shumë mall për vendin e tij. Megjithatë, premtuan se brenda dy-tri viteve do të kthehen në Kosovë përgjithmonë.

“Diçka kam lanë (mall). Kom marrë speca e bostana. Kemi nejt pesë javë dhe kemi kalu shumë mirë. Boll po na merr malli për Kosovë, po çka me ba? Po duhet, edhe nja dy-tre vjet edhe duhet me u kthyer”, është shprehur mërgimtari.

Me kolona të gjata në kufi mërgimtarët përballen çdo ditë gjatë sezonit të pushimit. Vetëm sot, kolona në Merdare ka qenë e gjatë më shumë se dy kilometra.

(Kosova Sot Online)