Diçka e çuditshme po ndodh te kosovarët që e kanë marrë vaksinën Pfizer

  • E.K /
  • 26 August 2021 - 12:43
Diçka e çuditshme po ndodh te kosovarët që e kanë marrë vaksinën Pfizer

Reumatologu i Qendrës Klinike Universitare Ali Lahu ka treguar se në klinikat Covid 2 dhe 3 nuk është i shtrirë asnjë pacientë i sëmurë me Covid-19, që ka marr vaksinën Astra Zeneca.

Ai ka thënë se në Covid 2 dhe 3 janë të hospitalizuar tetë pacientë të sëmurë me Covid që paraprakisht kanë marr një ose dy doza të vaksinës Pfizer, ndërsa nuk ka asnjë pacient që ka marr vaksinën Astra Zeneca.

Gjysma e shtretërve në Spitalin e Pejës të mbushur me pacientë të sëmurë me Covid

“Në qarqet shëndetësore ekziston ende mendimi se vaksina Pfizer është më e preferuara dhe  si e tillë edhe mbrojtja më e mirë nga Corona virusi.

Por, rrjedha e  sëmundjes në Kosovë, po e demanton kêtë:

Momentalisht, në  qendrat Covid 2 dhe Covid 3 kemi tetë pacientë, që janë të infektuar  me Corona virus dhe të cilët paraprakisht kanë qenë të vaksinuar me 2 doza ose të pakten një dozë të vaksinës Pfizer, kurse asnjë pacient nuk e kemi nga ata që kanë marrë vaksinën Astra Zeneca”, ka shkruar Lahu në Facebook.

(Kosova Sot Online)