Lexoni edhe:
Dënimet me kusht për politikanët pushtetarë të korruptuar e mbajnë peng edhe çelësin e liberalizimit të vizave për kosovarët!
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
Siguria gjatë procesit zgjedhor që do të mbahen më 17 tetor gjithmonë duhet të jetë primare. Vendimi i KQZ-së për huazimin e kamerave dhe transmetimin e regjistrimit të drejtpërdrejtë gjatë numërimit të votave në QNR, do të luan një rol pozitiv, por sipas mendimit tim kam frikë se gjatë këtij procesi mund të ndodhë që të ndërhyn krimi i organizuar dhe të ndërpritet sinjali i transmetimit, e ku pastaj të bëhen dallaveret me vota ose ndryshimin e kursit të numërimit.
-Abuzimi nuk mundë të ndalet, por të eliminohet mund të ndodhë, në masë të madhe për shkak se një person i cili dëshiron të bëjë ndonjë shkelje ligjore, ai do e gjen mënyrën edhe nëse është kamera aty. Unë mendoj që do të ishte mirë që të ketë prezent në QNR por edhe nëpër komuna, sa më shumë vëzhgues vendor e të huaj, edhe nga OJQ të huaja, sidomos vëzhgues të shumtë nga Ambasada e SHBA-s dhe nga shtetet e Bashkimit Evropian. Ky vëzhgim i përforcuar është i domosdoshëm për shkak se kamera edhe mbase nuk mund të regjistroj gjendjen në çdo këndë të dhomës ku bëhen numërimet e votave.
Ndryshe duhet ta kemi parasysh se aktivizimi i kamerës në vendvotime është shkelje e të drejtave të njeriut dhe privacisë, sepse nëse ndodhë kjo, atëherë i bije që qytetari s’ka liri për të votuar siç dëshiron apo do jetë i detyruar të votoj për atë parti apo kandidat nga frika. Unë them që kamerat duhet me qenë aktive dhe shumë të përqendruara gjatë gjithë kohës vetëm në QNR, por edhe në procesin e numërimit të parë pas mbylljes së vendvotimeve në qendrat komunale, e jo në vendvotim aty ku votojnë qytetarët.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".