Kamberi: Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë t’i qasen më seriozisht Luginës së Preshevës

  • A.P /
  • 26 August 2021 - 17:04
Kamberi: Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë t’i qasen më seriozisht Luginës së Preshevës

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka kritikuar qeverinë shqiptare dhe atë të Kosovës për qasjen ndaj Luginës së Preshevës.

Ai ka kërkuar që të dy qeveritë të jenë më serioze në lidhje me Luginën e Preshevës.

Kamberi në një postim në “Facebook”, ka shkruar se dy qeveritë nuk kanë platformë shtetërore, nuk ndajnë buxhet të rregullt dhe nuk kanë mekanizëm të veçantë shtetëror për Luginën e Preshevës.

 

“????????̈ ? ??????̈? ??? ??????̈????̈ ?’? ????? ??̈ ?????????? ??????̈? ??̈ ????????̈?. Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë për Luginën e Preshevës : – Nuk kanë platformë dhe program shtetëror – Nuk ndajnë buxhet të rregullt: – Nuk kanë mekanizëm të veçantë qeveritar”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Shaip Kamberit:

????????̈ ? ??????̈? ??? ??????̈????̈ ?’? ????? ??̈ ?????????? ??????̈? ??̈ ????????̈?

Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë për Luginën e Preshevës :

– Nuk kanë platformë dhe program shtetëror

– Nuk ndajnë buxhet të rregullt

– Nuk kanë mekanizëm të veçantë qeveritar

Qeveria e Republikës së Serbisë për Kosovën :

-Ka platformë dhe program shtetëror- Ndanë buxhet të rregullt (çdo vjet me qindra milliona euro)

– Ka mekanizëm të veçantë qeveritar (herë si ministri, herë si zyre të veçantë).

Qeveria e Republikës së Serbisë për Luginën e Preshevës :

– Ka platformë dhe program shtetëror, sado që letër e vdekur.

– Ndanë buxhet të rregullt, sado që pamjaftueshëm.

– Ka mekanizëm të veçantë qeveritar (Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), sado që jofunksional dhe joefikas.

(Kosova Sot Online)