Si në ring, grushte dhe shkelma në parlament

  • E.K /
  • 27 August 2021 - 09:20
Si në ring, grushte dhe shkelma në parlament

Deputetët armenë janë zënë me grushte për të tretën herë brenda dy ditësh në ambientet e Parlamentit duke u bërë lajm në të gjithë mediat e botës.

Një ndër përplasjet fizike të ditës së djeshme nisi për shkak se njëri nga deputetët e partisë që ka maxhorancën i quajti tradhtarë disa nga ministrat e Mbrojtjes nisur nga qasja e tyre në reformimin e ushtrisë për t’i bërë ballë Azerbajxhanit.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, lideri i opozitës Vahe Hakobian e quajti kryeministrin Nikol Pashinyan “gënjeshtar populist”, duke bërë që të ndërhynte kreu i Parlamentit për t’i kërkuar deputetit që të largohej nga salla.

Pas refuzimit të tij, kryeparlamentari thirri rojet e sigurisë, por kjo shkaktoi ndërhyrjen e deputetëve të tjerë opozitare duke rezultuar në një përplasje me grushte.

(Kosova Sot Online)