Ish-ministri afgan me diploma të Oxfordit bëhet shpërndarës picash në Gjermani

  • S.A /
  • 27 August 2021 - 13:46
Ish-ministri afgan me diploma të Oxfordit bëhet shpërndarës picash në Gjermani

Një ish-ministër i Afganistanit ka gjetur një punë si shpërndarës i ushqimit në Gjermani.

Syed Ahmad Shah Saadat, i cili ishte ministër i Informacionit dhe Komunikimit, u vu re nga një gazetar vendas në qytetin gjerman të Leipzig, kur ai ishte duke dërguar ushqimin me biçikletën e tij, njofton Klan Kosova. Saadat iu bashkua qeverisë së presidentit, tani të mërguar, Ashraf Ghani si ministër i kabinetit në vitin 2018. Megjithatë, pasi shërbeu për dy vjet, Saadat dha dorëheqje dhe u largua nga vendi për në Gjermani dhjetorin e kaluar. Ish-ministri filloi të punojë për kompaninë Livrando pasi harxhoi paratë që kishte.

Saadat tha se storia e tij “duhet të shërbejë si një katalizator për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit e rangut të lartë jetojnë jetën e tyre në Azi dhe botën arabe”.

Raportohet se ai ka dy diploma master në komunikim dhe inxhinieri elektronike nga Universiteti i Oksfordit. Në karrierën e tij 23 vjeçare, Sadaat ka punuar me të paktën 20 kompani në 13 vende, përfshirë Arabinë Saudite.

https://twitter.com/JosaMania/status/1428983082724569097/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1428983082724569097%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fish-ministri-afgan-me-diploma-te-oxfordit-behet-shperndares-picash-ne-gjermani%2F

(Kosova Sot Online )