Oligarkët Devolli ‘kapin’ edhe presidentin turk Erdogan, publikohen pamje nga takimi i tyre në Sarajevë

  • 28 August 2021 - 12:22
Oligarkët Devolli ‘kapin’ edhe presidentin turk Erdogan, publikohen pamje nga takimi i tyre në Sarajevë

Biznesmeni nga Kosova, Shkëlqim Devolli, është takuar dje në Sarajevë me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Temë e bisedës së tyre ka qenë zhvillimi ekonomik i rajonit, si dhe marrëdhëniet tregtare në mes të shtetit turk dhe Kosovës.

Presidenti Erdogan i ka shprehur Devollit admirimin për Kosovën, duke potencuar marrëdhëniet speciale ndërmjet të dy popujve.

Biznesmeni shqiptar, në anën tjetër, e ka falënderuar presidentin turk për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës dhe popullit të saj, duke nënvizuar se ka hapësirë për intensifikim edhe më të madh të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar ndërmjet rajonit dhe Turqisë.

(Kosova Sot Online)