Shkojnë thujase të gjithë bashkatdhetarët, zvogëlohen pritjet në kufij

  • E.K /
  • 28 August 2021 - 12:52
Shkojnë thujase të gjithë bashkatdhetarët, zvogëlohen pritjet në kufij

Pas pritjeve e kolonave të gjata thuajse gjatë gjithë verës me ardhjen e shkuarjen e bashkatdhetarëve në pikë kalimet kufitare Serbi Kosovë e anasjelltas, pritjet e kolonat thuajse janë eliminuar.

Nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar tregojnë se në dalje të pikëkalimit Merdare pritjet janë nga 120 deri në 150 minuta e kolonat 1000 metra.

E tek Dheu i Bardhë pritjet janë 40 minuta e klona 300 metra.

E në pikë kalimet tjera  nuk ka pritje e as kolona as në dalje e as në hyrje.

(Kosova Sot Online)