
Lexoni edhe:
Ish-kandidati i VV’së e shanë me rob shtëpie deputetin e “GUXO”-s
Një 20-vjeçare nga Gjakova ka vdekur mëngjesin e sotëm nga virusi Covid-19.
Lajmin e ka konfirmuar doktoresha e Mjekimit Intensiv, Agreta Gecaj-Gashi.
Ajo tha se vajza ka qenë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në QKUK, ndërsa ka vdekur sot si pasojë e COVID-19.
Merret vesh nga burime të sigurta brenda spitalit të Gjakovës, se para disa ditësh ka vdekur edhe babai i saj nga koronavirusi.
Një familjare ka konfirmuar poashtu se brenda kësaj jave viktimës i ka vdekur edhe babai.
Njoftimi i plotë i familjares:
“Të All-llahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
Me pikëllim të thellë ju lajmërojmë se sot ka ndërruar jetë motra jone (vajza e axhes) Rumejsa Abdurrahim Hoxha.
Ish-kandidati i VV’së e shanë me rob shtëpie deputetin e “GUXO”-sLexoni edhe:
Vdekja është nje ndarje e perkohshme nga te dashurit, e bukura ma e mira jonë Rumejsa ti na le por ne do to të kujtojmë përherë si atë vajzen shembullore.
Varrimi bëhet sot në varrezat e qytetit të Gjakovës.
All-llahu ia faltë Xhennetul Firdews!
Allahu e frymzofte per saber mamin e Rumejses per ndarjen nga burri dhe vajza mbrenda kesaj jave.
https://www.facebook.com/Ammy.Hoxha/posts/3030387460531897
(Kosova Sot Online )