Haradinaj pas vdekjes së Berishës: Ai dha kontribut të çmuar për arsimin

  • A.P /
  • 29 August 2021 - 11:09
Haradinaj pas vdekjes së Berishës: Ai dha kontribut të çmuar për arsimin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha. Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj thotë se Berisha ka dhënë kontribut të çmuar për arsimin ndër vite.

Ai është shprehur se në kohën kur organizimi jonë për çlirim merrte formë, Berisha angazhohej në pajtimin e gjaqeve dhe hasmërive dhe në themelimin e institucioneve paralele në Kosovën e okupuar.

Postimi i plotë i tij:

I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës z. Kolë Berisha.

Ai dha kontribut të çmuar për arsimin ndër vite. Në kohën kur organizimi jonë për çlirim merrte formë, ai angazhohet në pajtimin e gjaqeve dhe hasmërive dhe në themelimin e institucioneve paralele në Kosovën e okupuar.

Pas luftës, ai vazhdoi kontributin e tij në shtetndërtim, ku mes tjerash kryesoi Kuvendin e Kosovës.

Ngushëlloj me këtë rast familjen Berisha, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.

(Kosova Sot Online)