Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Qëndrojmë me familjet e të zhdukurve nga lufta

  • E.K /
  • 27 April 2024 - 14:52
Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Qëndrojmë me familjet e të zhdukurve nga lufta

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë një reagim në ditën kombëtare të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në reagimin e bërë nga ambasada thuhet se pas më shumë se dy dekadash, familjeve ende u mungojnë përgjigjet për fatin e personave të zhdukur.

“Sot, ne qëndrojmë së bashku me anëtarët e familjes që ende, dekada më vonë – nuk e dinë se çfarë ndodhi me të dashurit e tyre të humbur”, thuhet në postimin e ambasadës.

(Kosova Sot Online)