
Lexoni edhe:
SHBA në alarm nga Covid-19, mbi 38 milionë të infektuar
Kreu i shtetit Ilir Meta ka dërguar një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Kolë Berisha.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Meta u shpreh ngushëllime familjarëve duke shprehur vlerësimet më të mëdha për të.
SHBA në alarm nga Covid-19, mbi 38 milionë të infektuarLexoni edhe:
Ndër të tjera kreu i shtetit shton se urtësia dhe veprimet e mençura politike të tija do të kujtohen gjithmonë me nderim.
“Me hidhërim mora lajmin për largimin nga jeta të z.Kolë Berisha, politikanit të urtë dhe vizionar të Kosovës, deputet në disa legjislatura dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova.
Është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe kolegët, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të thella!
Aktivist i palodhur në shërbim të çështjes kombëtare, angazhimin jetësor të Kolë Berishës nuk e ndalën as persekutimet dhe burgosjet, për të spikatur si ish-Kryetar Kuvendi dhe ish-deputet, me kontributin e tij përherë të respektuar për konsolidimin e institucioneve të shtetit të Kosovës.
Urtësia, veprimet e matura dhe të mençura politike të Bacës Kolë do të kujtohen gjithmonë me nderim!
Të prehet në paqe!”, shkruan Meta.
Kujtojmë se ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta e ka bërë me dije djali i rij, Visar Berisha.
Kolë Berisha ishte Kryetar i Kuvendit të Kosovës nga marsi 2006 deri në 2007, gjithashtu ishte edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
(Kosova Sot Online)