Zvogëlohen pritjet për të dalë nga Kosova

  • E.K /
  • 30 August 2021 - 09:15
Zvogëlohen pritjet për të dalë nga Kosova

Ndonëse jemi në fund të muajit gushtë, disa nga bashkatdhetarët ende nuk i kanë përfunduar pushimet në Kosovë.

Si rrjedhojë e kësaj në pikë kalimet kufitare ende vërehet fluks i  veturave. Por, për dallim nga ditët e kaluara ku pritjet për të dalë nga Kosova ishin me orë të tëra, sot vërehet fluks më i vogël i veturave në pikat kufitare.

Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova në dy pikat më të frekuentuara Merdarë dhe Dheu i Bardhë janë vetëm deri në gjysmë ore.

Edhe në pikën kufitare në Vërmicë pritjet për të dalë nga Kosova janë 15-20 minuta.

Në pikat tjera pritjet janë shumë të vogla. Për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të klikoni në këtë link, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta. 

(Kosova Sot Online)