“Virusi nuk është shaka”, 17-vjeçarja përfundon në spital pas infektimit – ka një mesazh

  • E.K /
  • 30 August 2021 - 09:01
 “Virusi nuk është shaka”, 17-vjeçarja përfundon në spital pas infektimit – ka një mesazh

Një 17-vjeçare britanike e cila është shtruar në spital si pasojë e infektimit me COVID-19 i ka bërë thirrje të rinjve të vaksinohen. Maisy Evans, nga South Wales, ndodhet prej ditësh e shtruar në spital.

Pas skanerit të kryer, rezultoi se mushkëritë e saj janë dëmtuar rëndë dhe rikuperimi i plotë i tyre do të zgjasë pak më tepër.

“Ky virus nuk është shaka. Të rinjtë duhet të vaksinohen për të qenë më të sigurt. Unë jam 17 vjeçe dhe aktualisht jam duke marrë antibiotikë, morfinë dhe hollues gjaku.

Ju lutem merreni seriozisht këtë virus, edhe nëse e konsideroni veten të shëndetshëm, ashtu siç mendoja dhe unë. Do të qëndroj edhe disa ditë të tjera në spital, por për momentin frymëmarrjen e kam të rënduar”, tha Maisy.

(Kosova Sot Online)