Shtëpi të shkatërruara, pemë të rrëzuara dhe makina të prishura, pasojat e Uraganit Ida në SHBA

  • E.K /
  • 30 August 2021 - 12:15
 Shtëpi të shkatërruara, pemë të rrëzuara dhe makina të prishura, pasojat e Uraganit Ida në SHBA

Gjatë të dielës, SHBA është goditur nga uragani i fuqishëm Ida, që preku rajonin e New Orleans.

Deri më tani, thuhet se një person ka mbetur i vdekur, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.

Erërat që shkonin më shumë se 150 km, kanë rrëzuar pemë, prishur makina e shtëpi, ndërsa rrugë të tëra të qyteteve janë “pushtuar” nga uji.

Intensiteti i uraganit ka rënë dhe aktualisht, autoritetet ndodhen në terren për të pastruar rrugët dhe dëmet e shkaktuara. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

(Kosova Sot Online)