Serbia për 4 muaj ndërton spital të ri për pacientët me COVID

  • A.P /
  • 31 August 2021 - 17:36
Serbia për 4 muaj ndërton spital të ri për pacientët me COVID

Derisa Kosova për një kohë të shkurt nuk po mund të siguroj as hapësira të reja për pacientët me COVID-19, Serbia po arrin të ndërtoj spitale për pacientët e saj.

Vetëm për katër muaj shteti serb ka arritur ta ndërtoj spitalin e ri në Novi Sad ku to të trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus.

Kështu ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se në këtë spital mjekët do të jenë të sigurt dhe do të arrijnë të shpëtojnë mijëra jetë.

Ky është një spital i ri në Novi Sad që e ndërtuam në vetëm katër muaj. Në të, mjekët tanë, jam i sigurt, do të arrijnë të shpëtojnë mijëra jetë. Unë i testoj qytetarët e Serbisë në një përpjekje tjetër dhe besoj se ne do të jemi në gjendje të fitojmë kurorën në muajt në vazhdim. Rroftë Serbia!

Kujtojmë që Kosova që më se 5 vite në Kosovë ka filluar ndërtimi i objektit të ri të Klinikës Emergjente, por që edhe më tej ky objekt është vetëm në tulla.

Hapësirat e tij të cilat ishin paraparë të liroheshin për pacientët me COVID-19, do të jenë të pashfrytëzueshme për një kohë.

 (Kosova Sot Online)