Blerim Latifi reagon pas skandalit të Malit të Zi: Serbia i ka futur thellë duart në Podgoricë

  • E.K /
  • 02 September 2021 - 12:10
Blerim Latifi reagon pas skandalit të Malit të Zi: Serbia i ka futur thellë duart në Podgoricë

Njohësi i çështjeve politike, njëheresh profesor universitar, Blerim Latifi ka reaguar pasi Qeveria e Malit të Zi i është referuar Kosovës me fusnotë.

Ky shembull ai thotë se tregon nivelin e ndikimit të fuqishëm të Beogradit dhe Rusisë në forcat politike që tash janë në pushtet në Mal të Zi.

“Serbia i ka futur thellë duart në Podgoricë, me synimin që edhe Malin e Zi ta marrë peng, njësoj si Bosnjën. Në anën tjetër, nuk lë punë pa bërë që edhe Kosova të bëhet peng i saj. Kjo është ëndrra e re shoviniste serbe, ajo që vetë ata po e quajnë me eufemizëm “bota serbe”: një Serbi e kufizuar me shtete që janë pengje të saj”, ka shkruar ndër të tjera Latifi.

Qeveria aktuale e Malit të Zi i referohet Kosovës me fusnotë, do të thotë me një referencë të para njohjës së pavarësisë së Kosovës Ky shembull tregon nivelin e ndikimit të fuqishëm të Beogradit dhe Rusisë në forcat politike që tash janë në pushtet në Mal të Zi. Serbia i ka futur thellë duart në Podgoricë, me synimin që edhe Malin e Zi ta marrë peng, njësoj si Bosnjën. Në anën tjetër, nuk lë punë pa bërë që edhe Kosova të bëhet peng i saj. Kjo është ëndrra e re shoviniste serbe, ajo që vetë ata po e quajnë me eufemizëm “bota serbe”: një Serbi e kufizuar me shtete që janë pengje të saj.

Bashkimi Europian i ka mbyllur sytë dhe nuk do ta pranojë se problemi themelor i paqëndrueshmërisë në Ballkan ndodhet ende në Beograd.

Fatkeqësisht edhe ky i yni, kryeministri i Shqipërisë, duket se i ka mbyllur sytë para këtij fakti. Sigurisht, si Brukseli, si Rama, një ditë do të detyrohen t’i hapin sytë, por mbase atëherë do të jetë vonë.

(Kosova Sot Online)