Papërgjegjësia e udhëtarëve në Aeroportin e Prishtinës, hedhin mbeturina gjithandej

  • A.P /
  • 05 September 2021 - 12:26
Papërgjegjësia e udhëtarëve në Aeroportin e Prishtinës, hedhin mbeturina gjithandej

Një gjest të pahijshëm e kanë bërë disa udhëtarë që kanë frekuentuar së fundmi Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, për fluturimet e tyre. Aeroporti ka marrë pamje të tmerrshme nga hedhja e mbeturinave nëpër hapësirat e tij.

Kohëve të fundit aeroporti po përballet me fluks të madh të udhëtarëve, shumica nga ta mërgimtarë që kanë kaluar pushimet në Kosovë dhe po kthehen në shtetet ku jetojnë.

 

Kënaçe, masa e letra të produketeve ushqimore shihen para aeroportit gjithandej.

Pamje nga aeroporti ka dërguar, teksa ka kritikuar gjestin e ulët të udhëtarëve të papërgjegjshëm.

Kujtojmë se në shumë vende të botës, por edhe tek ne, hedhja e mbeturinave në jashtë kontenjerëve është e dënueshme me ligj.


(Kosova Sot Online)