Konfirmohet: Nga zjarri në Gjakovë humbin jetën dy fëmijë, kjo është mosha e tyre

  • E.K /
  • 08 September 2021 - 11:05
Konfirmohet: Nga zjarri në Gjakovë humbin jetën dy fëmijë, kjo është mosha e tyre

Dy fëmijë të moshës 10-13 vjeç kanë vdekur si pasojë e zjarrit që ka kapluar një shtëpi në fshatin Ujz të Gjakovës, ka konfirmuar.

Policia tha se për rastin është në përgatitje të një raporti, mirëpo e konfirmoi shkurtë vdekjen e fëmijëve.

Bëhet e ditur se viktimat mes vete janë djem të axhës, ndërsa shkaqet e zjarrit që çuan deri të tragjedia mbeten akoma të panjohura.

Në vendngjarje po qëndrojnë të gjitha njësitet e nevojshme policore, ekipi i zjarrëfikësve dhe Mjëkësia Ligjore.

Për zjarrin policia është njoftuar rreth një orë më parë, ndërsa media ka sigurar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

(Kosova Sot Online)