Takimi Kurti-Vuçiq nuk do të mbahet!

  • G.G /
  • 08 September 2021 - 14:29
Takimi Kurti-Vuçiq nuk do të mbahet!

Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të bllokut evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Pas këtij takimi, Besnik Bislimi, kryenegociatori i ekipit kosovar, ka njoftuar se takimi i paralajmëruar për këtë muaj mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, nuk do të zhvillohet.

Si arsye për mosmbajtjen e këtij takimi të paralajmëruar, Bislimi tha të ketë qenë “mos përparimi mjaftueshëm i prekshëm” gjatë takimit të sotëm me delegacionin serb.

Gjatë takimit trepalësh, e vetmja temë e diskutuar ka qenë çështja e të pagjeturve.

Dje gjatë ditës, Lajçaku takoi delegacionet e dy palëve në takime të ndara, ndërsa u tha se palët nuk kishin arritur pajtim as për rendin e ditës së takimit trepalësh. Megjithëkëtë, takimi i sotëm u zhvillua, por pa ndonjë rezultat të prekshëm. 

(Kosova Sot Online)