“Astritin e takova sot”, çfarë konflikti mund të kenë pasur dy zyrtarët e PDK’së? Flet Gazmend Muhaxheri

  • A.P /
  • 08 September 2021 - 23:58
“Astritin e takova sot”, çfarë konflikti mund të kenë pasur dy zyrtarët e PDK’së? Flet Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka folur për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Pejës. Nga arma e zjarrit humbën jetën Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, i pari ishte kandidat për kryetar të Pejës dhe i dyti ish-kandidat për kryetar të Deçanit. Të dy ishin zyrtarë të PDK’së. Ndërkohë i plagosur mbeti një person tjetër.

Muhaxheri thotë se e ka takuar pothuajse çdo ditë Astritin, dhe po sot kishin komunikuar bashkë.

 “Prej fjalëve të para është një konflikt i çastit që ka ndodh në mes të Astritit dhe tash të dy viktimave dhe ka rezultuar me shkrepje zjarri”, thotë Muhaxheri.

A dinte Muhaxheri për ndonjë konflikt në mes të Ademajt e Kadrijajt?

“Nuk kam ditë. Astritin e kam takuar sot ditën, ka qenë i prokupuar me aktivitetin e tij politik. Nuk ka pasur asnjë shenjë që ka pasur konflikt me dikë”, tha Muhaxheri.

“(Me Astritin) (Zakonisht jemi takuar çdo ditë para një lokali që është afër Komunës, ku ai rri me shokë. Blerandin veç e njoh nuk e kam takuar a me Astritin jam takuar shpesh. Vëllain e tij e kam si shok”, shpjegoi ai.

“Është rast tepër tragjik”, thotë Muhaxheri duke u shprehur ngushëllime të afërmeve të viktimave.

“Unë i pyeta edhe shokët por po get ka qenë konflikt pak më i hershëm ose i momentit që ka ndodh në mes të këtyre dyve sot”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)